Dorëzohen stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë kosovarë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë, në mesin e tyre edhe dy femra, Lumnije Muhadri dhe Florentina Kallaba.
Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 3 gjyqtarë kryesor, 7 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit.
Po ashtu, nga ky vit në bazë të kategorizimeve që bënë UEFA, gjyqtarët kryesorë dhe ata të futsallit janë avansuar në kategorinë e dytë.
Presidenti Ademi i ka përgëzuar gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, e gjithashtu i ka uruar që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtarë kosovarë me stemë të FIFA-s. Ademi është shprehur se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe ka uruar që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë.
Ndër të tjera, i pari i FFK-së ka deklaruar se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime.
Gjyqtarë kryesor: Genc Nuza: Visar Kastrati: Besfort Kasumi
Asistentë: Lumturije Muhadri: Fatlum Berisha: Bujar Selimaj: Fatmir Sekiraqa: Edmond Zeqiri: Besnik Morina: Granit Hyseni
Gjyqtarë të futsallit: Besar Beqiri: Besart Ismajli: Florentina Kallaba.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?