LDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i ka dhënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, për vëllanë e saj dhe së fundmi edhe dajën.

Kryetari i këtij forumi, Paris Guri, pas dorëzimit të kallëzimit, është deklaruar për media duke kërkuar nga prokuroria që ta hetojë këtë rast mbi Fitore Pacollin dhe ministrin Peci.

“Kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Bujqësisë Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli, pas skandalit që është zbulu prej Egzonit të premten e kalume, që Fitore Pacolli përmes lidhjeve të saj me ministrin Faton Pecin, ia ka ndarë 100 mijë euro vëllait të saj. E dje u zbulu që pas vëllait i ka nda grant edhe dajës së saj”, tha Guri.

Sipas Gurit kjo është shumë shqetësuese dhe tregon që fondet publike po keqpërdoren në mënyrën më brutale të mundshme, e kjo ai thotë që nuk bën me u toleru në asnjë moment.

Back to top button