“Dorëzohet” Qeveria, i jep pagat e mësimdhënësve

Kushtëzim, kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës
Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator por ka kushtëzuar mësimdhënësit me kompensimin e orëve të humbura gjatë 5 javë të grevës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, më herët gjatë ditës tha se pagat jepen vetëm për punën e bërë por pas ekzekutimit të pagave në orë e pasdites theksoi se mjetet financiare janë dhënë si paradhënie për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit të miratuar nga Ministria e Arsimit./21Media

Back to top button