Dortmundi e do Fisnik Asllanin

Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për sulmuesin kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllanin.
Sipas raportimit të fundit të gazetës gjermane Bild, klubi verdhezi po e sheh 22-vjeçarin si një opsion serioz për repartin ofensiv, sidomos pasi lojtari ka një klauzolë largimi në kontratë që e bën transferimin të realizueshëm.
“Bild” raporton se Dortmundi nuk e kishte hequr kurrë plotësisht nga radari Asllanin pas verës dhe tani ka rikthyer vëmendjen tek ai, në një moment kur në klub po kërkohet një profil i ri goleadori për të ardhmen. Edhe vetë Asllani mësohet se është i hapur për një hap të madh në karrierë dhe Bundesliga e sheh atë si një nga prurjet më premtuese të sezonit.
Ndërkohë, në skenë është përmendur edhe Bayern Munich por interesi i bavarezëve nuk konsiderohet aq prioritar sa ai i Dortmundit, me kampionët gjermanë që aktualisht po vlerësojnë opsione të tjera.
Në këtë situatë, BVB shihet si klubi që ka ndërmarrë lëvizjen më konkrete për ta afruar sulmuesin dardan. Nëse ky interes shndërrohet në negociata zyrtare, Asllani mund të bëjë një hap të madh drejt një prej klubeve më të mëdha në Gjermani dhe në futbollin evropian. Fisnik Asllanin