Dr.Dedushaj: Covid – me ne edhe në 2022…

Prishtine: Salla “1 Tetori” të dielën e qetë
Në Kosovë aktualisht po mbretëron situatë më e qetë pandemike, por epidemiologu, Isuf Dedushaj, thotë se edhe përgjatë vitit 2022, bota do të përballet me koronavirusin. Dedushaj bën thirrje që në Kosovë sa më parë të nis vaksinimin edhe për fëmijët nga mosha 5 vjeç e tutje, dhe thekson se imunizimi kolektiv do të arrij ta mbizotërojë virusin vetëm atëherë kur të vaksinohen 80% e popullatës. Kur jemi te imunizimi, në qendrën e vaksinimit 1 tetori në Prishtinë, e cila kohëve të fundit po punon edhe të dielave, vërehet numër më i ulët i qytetarëve./21Media

Back to top button