Dramë e vërtetë në vazhdim të serialit “Sherbeti i Kuq”

Seriali më i ri turk “Sherbeti i Kuq” po pëlqehet mjaft shumë edhe përtej kufijve të Turqisë.
Në Kosovë ky serial po transmetohet në ekranin e RTV21.
Historia e këtij seriali i ka bërë për vete shikuesit që në epizodat e parë. Në rolet kryesore janë Doğukan Güngör në rolin e ”Fatihs” dhe Sibel Taşçıoğlu në rolin e ”Doas”.

Jeta e personazheve me martesën e Doas me Fatih ka marrë kahje tjetër. Dyshja do përballen me shumë të papritura. Ata do ndahen dhe do rrezikojnë t’i humbasin fëmijët e tyre, pasi që Doa, e cila është shtatzënë po pret binjakë, shkruan rtv21.tv

Ajo që po kundërshton martesën e vajzës ”Kivilcim” do e gjej lumturinë e saj edhe jashtë punës.

Këto dhe shumë ngjarje tjera ju presin në vazhdim të këtij seriali.
Kujtojmë se, xhirimet e këtij seriali kanë filluar në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe janë vazhduar ende në Stamboll.
“Sherbeti i Kuq” transmetohet çdo ditë pune nga ora 20:00./21Media
 

Back to top button