Dramë në Köln, Hoffenheim barazon në minutat shtesë

Köln dhe Hoffenheim me rezultat 1:1

Köln dhe Hoffenheim ndan pikët në xhiron 30 të Bundesligës gjermane në futboll, duke luajtur baras 1:1.

Mysafirët në pjesën e parë patën disa raste të mira, por duke iu falënderuara portierit të Köln, Horn, rrjetat mbetën të paprekura në 45 minutat e para.

Në vazhdim, akterët e ndeshjes së sontme, ndërruan rolet dhe vendësit kurorëzuan iniciativën në minutën në minutën 58. Hector ia pasoi topin Bittencourt, i cili e drejtoi në portën e zbrazët për 1:0.

Të gjithë kur po prisnin fundin e takimit, Hoffenheim në minutën 93 erdhi deri te barazimi. Sule pasoi topin te Demirbay brenda zonës së rreptësisë dhe ai gjeti rrugën deri te rrjeta për të barazuar shifrat në 1:1. Hoffenheim me pikën e re mbetet në pozitën e tretë, derisa Köln tash renditet në vendin e gjashtë.

Back to top button