Kaloni te përmbajtja kryesore

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë i reagon Pecit: Është përgjegjësi e jotja të lirosh pronat e ministrisë

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Florian Dushi, ka reaguar ndaj Bujqësisë, Faton Peci, pas kritikave të tij se institucionet e Komunës së Prishtinës kanë refuzuar të implementojnë aktgjykimet për lirimin e hapësirave të zaptuara të ministrisë së Bujqësisë në mënyrë të kundërligjshme nga një operator ekonomik.

“Mbrojtja dhe lirimi i pronave të ministrisë që udhëheq ministri është përgjegjësi e tij dhe e institucionit që ai drejton, dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me Kryeqytetin apo Inspektoratin e Kryeqytetit.”, ka thënë Dushi.

“Inspektorati i Kryeqytetit mbron dhe liron, sipas autorizimeve ligjore, vetëm pronën publike – atë të Kryeqytetit. Pavarësisht kësaj, ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues dhe kemi organizuar disa takime me zyrtarët e Ministrisë për t’i ndihmuar në sqarimin e procedurave ligjore dhe veprimeve të nevojshme për lirimin e pronës së tyre. Ne ishim të gatshëm të asistojmë edhe përmes kompanisë sonë të kontraktuar për rrënimin e ndërtimeve pa leje, por kemi marrë udhëzime nga Zyra Ligjore e Kryeqytetit se kontrata jonë vlen vetëm për Komunën e Prishtinës dhe nuk mund të aplikohet për institucione të tjera.”, ka shtuar ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button