Drejtori i Mjekësisë Ligjore për TV21: Po bëhet autopsia e trupave dhe identifikimi i viktimave

Drejtori i mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov tha për TV21 se i gjithë instituti aktualisht është duke punuar në rastin e pacientëve të vdekur nga spitali Covid në Tetovë.
Mbrëmë u sollën 14 trupa, dhe deri më tani janë kryer 4 autopsi, dhe siç tha Stankov, i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni të shtunën.
“Mbrëmë u sollën 14 trupa të vdekurish, u formuan ekipet menjëherë, filluam punën, 4 autopsi janë kryer deri më tani, ekipet janë duke punuar. Ne planifikojmë t’i përfundojmë ato sot, i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni pasnesër”, tha për TV21, drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov.
Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave theksuan se nga zjarri i shpërthyer në Covid-Qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 pacientë.
“Ministria e Shëndetësisë, informon se në zjarrin që shpërtheu në Covid-Qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. Në Covid-Qendrën në kohën kur ka shpërthyer zjarri ka pasur 26 pacientë, 12 pacientët e tjerë po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga personeli mjekësor, disa me lëndime të lehta”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë”, transmeton TV21./21Media

Back to top button