Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Speciale u bë pa autorizimin tonë -do të marrim masa

Drejtoria e Arsimit e Komounës së Prishtinës ka reaguar pas ligjeratës mbi Gjykatën Speciale që është mbajtur në në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.

Drejtoria e Arsimit thotë se kjo ligheratë është mbajtur pa autorizimin e tyre , duke paralajmëruar masa për pergjegjësit e këtij veprimi.

Sipas informatave zyrtare të pranuara nga shkolla, “aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet shpreh indinjatën për mënyrën se si është vepruar dhe njofton se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë personave që mbajnë përgjegjësi për këtë veprim, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi.
“Po ashtu, do të trajtohet edhe roli i organizatës që ka realizuar këtë aktivitet me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda””, thuhet në njoftim.

“Transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit dhe mjediset shkollore”, përfundon njoftimi.21Media

Back to top button