Kaloni te përmbajtja kryesore

“Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar”

Kurti viziton Drenasin

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i nominuar nga Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, ka vizituar sot Drenasin. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Politikat tona janë për rivitalizimin e industrisë, që do të thotë ringjallje e Ferronikelit i cili sot funksionon me punësim “minimal e fitim maksimal. Po ashtu politikat tona për zhvillimin rural do t’i ndihmojë fshatrat e Drenicës dhe krahinave të tjera që të zhvillojnë bujqësinë, por edhe që të kenë infrastrukturë, arsim e shëndetësi cilësore pranë vendbanimeve të tyre.”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button