Dreshaj: Ata që bashkëpunuan me okupatorin marrin pensione, ndërsa të tjerët jo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj sonte në “Argument Plus” në RTV21 ka treguar pse e mori nismë legjislative që të largohet kriteri që pensionistët t’i kenë 15 vjet përvojë pune para luftës te Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti.
Sipas Dreshajt, ky kriter është diskriminues sepse ka shumë pensionistë që janë dëmtuar.
Ai gjatë intervistës në RTV21 u shpreh se ata punëtorë të cilët kanë bashkëpunuar me okupatorin serb i gëzojnë pensionet, ndërsa ata që janë larguar nga puna marrin vetëm pensionin e pleqërisë.
Deputeti i AAK-së ka thënë se mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës./21Media

Back to top button