Drita e Familjes Moderne feston ditëlindjen e 65-të

Aktorja shqiptare, Myrvete Kurtishi e njohur për publikun shqiptar nga rolet e shumta në krijimtarinë artistike të saj, e sidomos për rolin e “Dritës”, të Familja Moderne, sot mbush plotë 65 vjet.
Miq e kolegë të artistes e uruan atë me rastin e ditëlindjes së saj.
Teatri i Qytetit – Hadi Shehu, i uroi Myrvetes ditëlindjen njëkohësisht edhe pensionimin ligjor, ku edhe falënderuan atë për kontributin e dhënë për Teatrin e publikun.
“Sot urojmë Myrvete Kurtishin(Buten) për datëlindjen e 65 njëherit edhe pensionimin ligjor, gjithashtu urojmë shëndet e gjitha të mirat duke e lutur Buten të jetë ashtu siç është,energjike, e fortë dhe kontributdhënëse për Teatrin dhe publikun sepse aktori nuk pensionohet asnjëherë… edhe 100 Bute”, thuhet në postim./21Media

Back to top button