Drita e fortë për Breidablik, siguron kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës

Skuadra e Dritës e ka siguruar plasmanin në gjysmëfinalen e fazës kualifikuese për në Ligën e Konferencës.

Drita e mposhti sot 1:0 skuadrën e Breidablik në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, me ndihmën e super golit të shënuar nga Kastriot Selmani në minutën e 67’.

Skuadra gjilanase gjithashtu kishte shënuar fitore edhe si mysafire në Islandë, duke e mposhtur Breidablik me shifrat 2:1.

Në përgjithësi, brenda dy ndeshjeve, Drita e eliminon Breidablik me shifrat 3:1.

Back to top button