Drita FC shpallet kampion, atmosferë e zjarrtë e tifozerisë

(Lajm i përditësuar)

Drita FC shpallet kampion, atmosferë e zjarrtë e tifozerisë
Fillon festa ne qendër të qytetit pas shpalljës zyrtare të FC Drita kampion në futboll.
Atmosfera e zjarrtë e tifozerisë “Intelektualët” në koncertin e organizuar nga Drita FC për shpalljën kampion.

Drita FC për herë të katërt shpallet kampion i Kosovës në futboll

Sezoni 2024/25 i elitës së futbollit kosovar përfundoi me një emër të madh në majë – Drita e Gjilanit.

Klubi bardhekaltër siguroi titullin e katërt kampion në histori, duke u ngjitur kështu në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të kampionëve të Kosovës pas vitit 1991, duke kaluar Feronikelin dhe Besën e Pejës, që kanë nga tri tituj secila.  

Me këtë sukses, Drita renditet menjëherë pas Prishtinës, e cila mban rekordin me 11 tituj kampion. Rruga për të qenë më të mirët vazhdon, por Drita tashmë ka siguruar vendin e saj në historinë moderne të futbollit të Kosovës. 
Back to top button