Drita fiton ndeshjen festive në “Fadil Vokrri”

Drita ka arritur një fitore të madhe ndaj Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Golin e vetëm dhe vendimtar të takimit e shënoi Arb Manaj në minutën e 21-të, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës gjilanase.
Atmosfera ishte elektrizuese nga fillimi deri në fund.