Drita lëshon një njoftim të rëndësishëm pak para derbit me Gjilanin
Sot në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës do të zhvillohet edhe derbi i Anamoravës, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin ”Fadil Vokrri” për shkak se stadiumi i qytetit të Gjilanit është duke u rinovuar.
Pa orë para fillimit të kësaj sfide, klubi i Dritës ka lëshuar një njoftim ne faqen e tyre në ”Facebook” ku ka bërë të ditur se janë shitur brenda pak orësh të gjitha biletat e planifikuara për tifozët e kësaj skuadre, derisa është bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid 19, si mbajtja e maskës, së paku njëra dozë e vaksinës si dhe distancën fizike./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?