Drogë e armë në shkollat e Ferizajt
Në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj, policia civile kanë ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S i moshës 20 vjeçare, ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është niciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj, Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur një boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe një armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pabanuar në një fshat të Ferizajt.
Policia përmes një komunikate për media ka thënë se i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.
Në lidhje me këtë personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është inicuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” për procedura të më tejme hetimore.

Policia tutje ka njoftuar se aksioni në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative do të vazhdojë edhe në ditët në vijim rreth dhe nëpër shkolla./21Media