Drogë në shtëpi, arrestohet 34 vjeçari
Arrestohet për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”
Policia e Shkodrës ka konfiskuar 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marihuanë dhe ka arrestuar të dyshuarin 34 vjeçar V.Ç, banues në fshatin Jeran.
Të dyshuarit iu është gjetur droga gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.