Droni i Ukrainës shkatërron tankun e Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video të shkatërrimit të tankut rus 7-90M.

Videoja tregon një tank duke vozitur në një rrugë diku në Ukrainë, nuk specifikohet se ku dhe kur. Thuhet vetëm se tanku është shkatërruar nga brigada e 47-të e mekanizuar e ushtrisë ukrainase.

Tanku u godit fillimisht në pjesën e pasme, por vazhdoi të lëvizte. Më pas ai u godit edhe një herë. Më pas ka tentuar të arratiset duke e kthyer frëngjinë në të gjitha drejtimet. Ai papritmas u ndal.

Në momentin tjetër, droni shihet duke ndaluar pranë tankut. Ai pret disa çaste para se të përplaset në tank. Shpërthimi shkatërroi tankun, ai filloi të digjej. Fati i ekuipazhit nuk dihet.

Back to top button