Dua Lipa bën lëmsh rrjetin me videon ku shfaqet “shtatzënë”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është fytyra e reklamës së radhës së “Porsche”.

Megjithatë artistja ka bërë lëmsh rrjetin me publikmin e një videoje ku në këtë reklamë shfaqet “shtatzënë”, përcjell portali rtv21.tv

Kur të tjerët e pyesin për këtë, ajo me humor përgjigjet, “Shumë tacos”, duke treguar se fryrja vinte nga ushqimi dhe jo nga diçka tjetër.

Kjo ka bërë ka bërë që ndjekësit e saj të reagojnë me dashuri dhe të qeshura në komentet e postimit.

Këngëtarja e ka cilësuar këtë reklamë si projekt të ëndrrave.

“Projekti i ëndrrave të @Porsche me ekipin e ëndrrave. Kur u bë kjo për herë të parë pyetja ime e vetme ishte ‘sa larg mund ta çojmë atë’ kështu që shkuam deri në fund! Filmi i plotë në Porsche YouTube”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Back to top button