Dua Lipa dhe Camila Cabello në një takim të ëmbël në koncertin e Coldplay

Artistet Dua Lipa dhe Camila Cabello patën një takim të ëmbël këtë fundjavë në Bogota të Kolumbisë.
Dy këngëtarët u panë në performancën e fundit të Coldplay gjatë turneut të tyre “Music of the Spheres”.


Coldplay befasoi fansat kur këndoi këngën “New Rules” të Lipës, pasi ajo do të performonte vetëm një ditë më pas.
Dua e Camila u panë duke qeshur krahë njëra-tjetrës, gjersa Cabello e prezanton Duan me miqtë e tjerë, përfshirë të dashurin e saj të ri, Austin Kevitch.


“Imagjinoni të shkoni në një koncert të Coldplay, të takoni aty Dua Lipën, Camila Cabellon e Manuel Turizon. Po marr të njëjtin ajër si Dua dhe Camila”, shkroi një fanse.
Coldplay këndoi më pas edhe “La Cancion” të J Balvin e Bad Bunny./21Media

Back to top button