Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijojnë momentin ikonik në Grammy

Të dielën u mbajt ceremonia e Grammy Awards 2022.
Dua Lipa iu bashkua Megan Thee Stallion në skenën e madhe në Las Vegas, për të dhënë çmimin për ‘artistin më të mirë të ri’.
Artistet kishin veshur të njëjtat fustane, Versace të zi.
Ky u cilësua si një rikrijim I paraqitjes se Mariah Carey e Whitney Huston në MTV Awards të vitit 1998.
Çmimin për ‘Artistin më të mirë të ri’ e mori Olivia Rodrigo. Ndërkaq, po të njëjtin e kishte fituar Dua në vitin 2019 dhe Megan në vitin 2021./21Media

 

Back to top button