Dua Lipa elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”

(Lajm i përditësuar)


Dua dhe Dukagjin Lipa këndojnë shqip në Sunny Hill

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, gjatë natës së parë të festivalit të “Sunny Hill”, dedikoi një surprizë të bukur për të gjithë pjesëmarrësit.

Bashkë me babanë e saj, Dukagjinin, Dua riktheu këngën e Gjurmëve “Era”.

E me këtë interpretim fantastik, turma në “Sunny Hill” u ndez, duke iu bashkëngjitur në këndim Duas dhe babait të saj.


Dua Lipa: Kosova ka lezet

Këngëtarja e mirënjohur, Dua Lipa ka thënë se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj.

“Tash na bëhen gjashtë vjet dhe po më duket çdo vit po bëhet mirë e më mirë”, ka thënë Dua Lipa.

Ajo pasi falënderoj familjen e saj tha: “Kosova ka lezet”.

Më pas Dua bashkë me babain Dukagjin Lipën kanë interpretuar këngën “Era”, një hit i kamotshëm dukë bërë që turma të entuziazmohet.


Dua Lipa elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka ndezur skenën e “Sunny Hill Festival” këtë të premte të gushtit.

Njëherësh edhe organizatore e këtij festivali global, artistja me origjinë shqiptare ndezi atmosferën edhe më shumë gjatë perfomancës së saj elektrizuese.

Ngjitja e krejt ekipit të saj në skenë ka elektrizuar krejt masën mbi 30 mijë veta.

Back to top button