Dua Lipa në “Manifesta Biennal”: Duhet të jetë në listën e gjërave për të bërë këtë verë në Prishtinë

Festivali “Sunny Hill” u përmbyll për ketë vit, ndërkohë në Prishtinë një ndër ngjarjet me të rëndësishme kulturore “Manifesta Biennal” është duke vazhduar ende , e cila është hapur më 22 korrik.
E kjo ngjarje nuk i iku pa e vizituar edhe vet themelueses së “Sunny Hill”, këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo përmes një njoftimi në Instagram vlerësoi lartë veprat e artit në Manifesta, si dhe ka ftuar vizitorët e Prishtinës që ta vizitojnë edhe këtë biennale.
“Dje isha në Manifesta Biennal që po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet.
Ekspozita kryesore mbahet në hotelin Grand i cili tani është pothuajse i braktisur me përjashtim të ngjarjeve të rastësishme private.
Është një ekspozitë e mrekullueshme që pret artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota dhe ju bëj thirrje nëse nuk keni qenë ende ose po mendoni të shkoni, kjo është një gjë që ju duhet në listën tuaj të gjërave për të bërë në Prishtinë këtë verë”, ka shkruar Dua Lipës./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Back to top button