Dua Lipa në mesin e të nderuarve me çmimet Variery’s 2022 Hitmakers

Revista Variery muajin e ardhshëm do të organizojë ngjarjen vjetore Hitmakers 2022 , ku do të nderojë me çmime artistë të sukseshëm për këtë vit.
Dua Lipa dhe Elton John, Future, Lizzo, Selena Gomez e disa të tjerë, janë në mesin e prodhuesve të hiteve 2022, të cilët Variery do t’i nderojë me çmimet “Variety’s 2022 Hitmakers”.
Kjo ngjarje do të mbahet muajin e ardhshëm, ndërkaq do të jetë edicioni i gjashtë i saj.
Zgjedhja e fituesve për këtë vit u bë bazuar në ndikimin që kanë pasur me muzikën e tyre.
Lipa dhe John do të nderohen me çmimin Hitmakers of the Year, për këngën “Cold Heart”.
Artistët do të nderohen po ashtu për ndikimin që kanë pasur tek artistët e e rinj.
Në radhë të artistëve të tjerë, Sam Smith do të nderohet me çmim për bashkëpunimin me Kim Petras, për këngën Unholy. Ata do të nderohen me çmimin Inovator of the Year.

Kjo këngë u bë sërish hit falë filmit të Netflix “Stranger Things”.
E nominuar për çmimin “Variery’s 2022 Hitmakers” është edhe reperja amerikane Latto, e cila do të nderohet me çmimin Breakthrough Artist, këtë falë hitit të saj “Big Energy”.
Imagine Dragons do të nderohet me çmimin Group of the Year për hitin “Enemy” që është përfshirë në serialin e Netflix “Arcane: League of Legends”.
Ngjarja vjetore Variery’s 2022 Hitmakers do të mbahet me 3 dhjetor të këtij viti./21Media

Back to top button