Dua Lipa nominohet për katër çmime MTV Video Music Awards
Këngëtarët: Jack Harlow, Kendrick Lamar e Lil Nas X kyesojnë listën e nominimeve për çmimet MTV Video Music Awards 2022. Ata u nominuan për nga shtatë çmime.
Pas tyre vijnë: Doja Cat e Harry Styles me nga gjashtë sosh.
Artistët tjerë që u nominuan për këto çmime janë edhe: Dua Lipa, Billie Eilish, Drake, Ed Sheeran e The Weeknd.
Ylli botëror, Dua Lipa u nominua për katër çmime. Ajo për këngën bashkëpunim me Elton John “Cold Heart”, u nominua për çmimet “Kënga e Vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”. Për këngën “Sweetest Pie”, në bashkëpunim me Megan Thee Stallion u nominua për çmimet “Efektet më të mira Vizuele dhe punën më të mirë artistike”.
Në nominimet e Llamar përfshihen kategoritë: Best Hip-Hop për këngën “N95”, kategorinë Video for Good për këngën “The Heart Part 5” dhe Best Direction për këngën “Family Tie”.
Mbretëresha e popit, Madona, ka bërë histori si artistja e vetme që u nominua në çdo dekadë që prej se e ka filluar karrierën në muzikë. Ajo tashmë është artistja më e nominuar në historinë e VMA (Vidio Music Awards), me 20 fitore. Madonna fal albumit Madame X ka arritur të ketë në total 69 nominime në karrierën e saj.
Ndarja e çmimeve MTV 2022 do të bëhet në New Jersey më 28 gusht 2022./21Media