Dua Lipa pjesë e festivalit Lollapalooza 2022
Dua Lipa, Metallica, Green Day e J-Hope janë disa nga këngëtarët me famë botërore që do të interpretojnë gjatë festivalit madhështor katër ditor në Chicago, të quajtur Lollapalooza.
Siç është raportuar, disa fansa të Metallica kanë pritur për dhjetë orë pranë vendngjarjes për të parë duke interpretuar bendin e tyre të preferuar.
Për festivalin janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë.
Sa i përket pandemisë së COVID-19, organizatorët kërkojnë që të pavaksinuarit të vënë maska. Kësaj radhe nuk do të ketë dëshmim me teste nëse pjesëmarrësit janë pozitiv ndaj kësaj sëmundjeje.
Me këtë rast, banorët, bizneset e kalimtarët janë në dijeni se do t’u duhet të kenë durim nëse dalin në qytet sepse disa rrugë janë të mbyllura për shkak të festivalit.
Gjatë festivalit Lollapalooza nuk lejohet përdorimi i alkoolit.
Veç këngëtarëve Dua Lipa, Metallica, Green Day e J-Hope, lista e këngëtarëve të tjerë që do të performojnë atje është e gjatë.
Lollapalooza 2022 do të mbahet deri më datën 31 korrik 2022./21Media
