Dua Lipa pjesë e filmit “Barbie” krahë Margot Robbie

Dua Lipa sërish bën lëvizje në botën e filmit.
Së fundmi, u bë e ditur se Lipa ka marrë një rol të rëndësishëm në filmin e ardhshëm “Barbie”.
26 vjeçarja luan krahë Ryan Gosling, Will Ferrell e Saoirse Ronan, pasi bëri debutimin në thrillerin ‘Argylle’.
Lajmi vjen pasi u bë e ditur se Margot Robbie nuk do të jetë ‘kukulla’ e vetme në projektin e madh.
“Dua po bën bujë si në muzikë, ashtu edhe në filma. Ajo me të vërtetë u bëri përshtypje të gjithëve në Argylle, u përhapën fjalë në gjithë Hollywoodin se sa e mirë ishte”, tha një burim pranë artistes.
“Barbie” është një film komedi romantike bazuar në linjën e lodrave me të njëjtin emër nga Mattel.
Filmi është i drejtuar nga Greta Gerwig nga një skenar që ajo shkroi bashkë me partnerin e saj Noah Baumbach.
“Barbie” do të publikohet më 23 korrik./21Media

Back to top button