Dua Lipa “po çlodh kockat” në Shqipëri

Pas mbylljes së performancave të saj në “Sunny Hill Festival”, ylli me famë botërore dhe rrënjë shqiptare, Dua Lipa, ka zgjedhur rivierën shqiptare për një pushim të merituar.
Ajo po kalon ditë relaksi në vilën luksoze të “Kep Merli”, ku deti Jon ofron qetësinë dhe bukurinë që i duhet pas një sezoni të ngjeshur koncertesh.
E shoqëruar nga i fejuari i saj, aktori britanik Calum Turner, këngëtarja është parë duke shijuar plazhin dhe mjedisin e qetë përreth, përcjell portali rtv21.tv
Në rrjetet sociale, Dua ka ndarë disa pamje të këtyre ditëve, duke i komentuar me humor se “po çlodh kockat” përpara festës së 30-vjetorit të saj më 22 gusht.
Fotot tregojnë çifte momente intime buzë detit dhe Dua-n të relaksuar pranë pishinës së vilës, duke e bërë të qartë se për të, jugu i Shqipërisë mbetet një destinacion i zemrës./21Media
View this post on Instagram
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?