Dua Lipa surprizon me paraqitje të zakonshme

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është shfaqur së fundmi në një dalje të thjeshtë dhe të qetë në Londër, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.
Ata janë kapur nga disa fotografë teksa shëtisnin qenin e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit anglez, duke zbuluar një moment të zakonshëm dhe privat të përditshmërisë së tyre, larg vëmendjes së eventeve dhe skenave të mëdha, raporton Daily Mail.
Dua kishte zgjedhur një veshje praktike dhe sportive, ndërsa Callum u shfaq me një kombinim të thjeshtë duke dhënë përshtypjen e një çifti të qetë dhe shumë të lumtur.