Dua Lipa takon tenistët e Kosovës

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor Sunny Hill, takoi tenistët e rinjë të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

“Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllau dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis. Babai i saj Dukagjini është fans i madh i tenisit. Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj. Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa!”, thuhet në njoftimin e Federatës së Tenisit të Kosovës./21Media

Back to top button