Dua Lipa theu rekordin botëror me koncertin në Tiranë, kapërceu Tina Turner

Dua Lipa në sheshin Skënderbej mbajti koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 nëntorin, një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët, për të mbyllur turin pas më shumë se 90 koncerteve.
Edhe pse ende nuk dihet saktë pjesëmarrja, sipas faqes “Dua Lipa Today”, të pranishëm ishin rreth 200 mijë shikues. Po kështu, sipas kësaj faqeje që nxjerr në pah rekordet e yllit shqiptar, ajo ka thyer rekordin me koncertin si solistja që ka marrë kaq shumë pjesëmarrës në histori.
“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu Future Nostalgia është tani koncerti më i ndjekur nga një artiste solo në histori, me rreth 200,000 spektatorë. Ajo kapërceu rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998”, thuhet në postimin e faqes./21Media

Back to top button