Dua Lipa tregon mëngjesin tradicional shqiptar që e ha në shtëpinë e saj: Llokuma, ajvar, speca e sugjuk

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një foto të mëngjesit tipik shqiptar, që përfshinte suxhuk, vezë të fërguara, speca dhe petulla të freskëta.

Artistja, e njohur për aktivitetin e saj të rregullt në rrjetet sociale, ka ndarë një pjesë të ditës së saj në shtëpinë e prindërve, duke treguar një atmosferë të ngrohtë dhe të thjeshtë familjare. Në mbishkrimin e postimit të publikuar në InstaStory, ajo shkroi thjesht: “Mëngjes te prindërit e mi”.

Back to top button