Dua Lipa uron Krishtlindjet me një fotografi nga fëmijëria

 
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka uruar festën e Krishtlindjeve me një fotografi të veçantë nga fëmijëria.
Dua Lipa ka shkruar një mesazh për festën, krahas fotografisë nga fëmijëra ku shihet pranë një babadimëri.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve dhe gëzuar festat. Pushimet mund të jenë një kohë e vështirë, prandaj ju lutemi sigurohuni që të kujdeseni për të dashurit tuaj që mund ta kalojnë atë vetëm, ata që vuajnë nga një humbje ose ata që janë larg familjeve dhe miqve të tyre këtë vit. Ju dërgoi shumë dashuri”, ka shkruar Dua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Kjo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht./21Media

Back to top button