Dua njofton se i ka shtyrë koncertet e planifikuara në Montreal e Toronto

2 min read

Artistja Dua Lipa ka njoftuar se koncertet e saj të parapara të mbahen në Montreal e Toronto janë caktuar për një datë tjetër.

Duke u kërkuar falje të gjithëve, Dua njoftoi përmes Instagramit se dy koncertet do të mbahen konkretisht më datë 25&27 korrik.

Të dyja koncertet ishin paraparë për në shkurt të këtij viti.

26 vjeçarja njoftoi gjithashtu se të gjitha biletat që janë blerë për në shkurt, do të jenë valide edhe për datat tjera të caktuara në korrik.

“Të dashurit e mi, më vjen shumë keq që u kam shkaktuar bezdi por koncertet e mia të planifikuara të mbahen në Montreal dhe Toronto janë shtyrë për datat 25-27 korrik. Të gjitha biletat e blera tashmë do të jenë të vlefshme për datat e reja. Më vjen shumë keq që na duhet të presim dhe pak më shumë për të kënduar e vallëzuar me njëri-tjetrin live, por mezi pres t’iu takoj të gjithëve në skenë”, ka shkruar Dua në Twitter.

Rastet me variantin e ri të Covid-19, Omicron janë në rritje në Kanada, gjë që u bë shkak që koncertet të shtyhen.

Por, pavarësisht ndryshimeve të datave apo vonesave që mund të ndodhin, turneu i ardhshëm i Dua Lipës i cili fillon më 9 shkurt në Miami, do të shërbejë si një festë e fitores për yllin e popit pasi hiti i saj “Levitating”, e përfundoi vitin 2021 si kënga më e transmetuar në SHBA dhe gjithashtu mbretëroi në krye të listës së 100 këngëve më të mira “Billboard”./21Media