Balje-Serbisë: Provokimet tuaja për neve janë frymëzim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, përmes llogarisë së saj në “Facebook” ka thënë se është krenare me Policinë e Kosovës.
Balje ka shpërndarë një pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.
“Me policinë/ milicin Me snajepr Me njesitë speciale Me Rambo Por pa tabela! Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim! Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, ka shkruar ajo.
Të hënën, autoritetet kosovare nisën me zbatimin e masës së reciprocitetit për targat e veturave që vijën nga Serbia. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet./21Media

Back to top button