Dugolli: Lajm i mirë vizita e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë

Anëtari i Komisionit për Siguri nga LVV, Enver Dugolli, e ka quajtur lajm të mirë shkuarjen e kryeministrit Kurti për vizitë në Bosnje e Hercegovinë.

Sipas tij, deklaratat e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili përmes një reagimi ka thënë se vizita e Kurtit në Sarajevë është një provokim i hapur, një fyerje për të gjithë serbët.

Deputeti Dugolli tha se Dodiku, Putini dhe Vuçiqi janë përqarës që dëshirojnë vetëm konflikte.

‘’Natyrisht që shkuarja e kryeministrit Kurti në Bosnje e Hercegovinë është lajm i mirë. Nuk është hera e parë që shkon. Ne i kemi raportet shumë të mira me boshnjakët me kroatët. Mirëpo Republika Sërbsa po e pengon zhvillimin e raporteve me Kosovën. Deklarimet e Dodikut nuk janë asgjë e re. Kur flasim për Dodikun flasim për Putinin dhe Vuçiqin, kjo treshe është sinonim i së keqes, i destabilitetit, i provokimeve, i nxitjes së urrejtjes dhe konflikteve”, tha Dugolli për rtv21. /Rtv21/21Media

Back to top button