Dugolli: Veriu i Kosovës është në duar të institucioneve të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 tha se Veriu i Kosovës nuk është as në duar të KFOR-it e as EULEX-it, por është në duar të institucioneve të Kosovës.
”Veriu i Kosovës nuk është as në duar të KFOR-it e as EULEX-it, por është në duar të institucioneve të Kosovës, kjo u bë e qartë edhe nga KFOR-i”, tha Dugolli.
Dugolli ndër tjera tha se kërkimi i forcave shtesë të NATO-së dhe KFOR-it është bërë për shkak të sigurisë, pasi që shtimi i forcave të Serbisë përgjat vijës kufitare ka qenë kërcenim i drejtëpërdrejtë.
”Edhe Kryeministri edhe Presidentja kanë kërkaur shtimin e forcave të NATO-së, shtimin e forcave të KFOR-it për shkak të nevojës së sigurisë”, tha Dugolli ndër tjera./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?