Duhen muaj për t’u riparuar ura e Krimesë

Qeveria ruse ka urdhëruar kontraktorët të përfundojnë riparimet urën kyçe që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë deri në korrik 2023.
Ura u dëmtua nga një shpërthim të shtunën e kaluar që zyrtarët thonë se la të paktën tre persona të vdekur.
Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin, por Kievi nuk ka thënë se qëndron pas tij, përcjell portali rtv21.tv
Ura 19 km më e gjata në Evropë, është një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse në Ukrainë, por automjetet e rënda të mallrave nuk janë në gjendje ta përdorin atë.
Shpërthimi shkaktoi rënien në det të pjesëve në mes të dy nga katër karrexhatave të urës dhe dëmtoi gjithashtu linjën hekurudhore.
Aktualisht kamionët janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për një traget, në një proces që mendohet se do të zgjasë disa ditë.
Ura megjithatë është rihapur për trafikun hekurudhor dhe rrugor të lehtë./21Media

Back to top button