“Duhet me iu numëru ditët Kurtit, nuk i ka votat për qeveri”, Beka: Nuk e di a e votojmë Rashiqin

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, nuk ka treguar nëse do ta votojnë Nenad Rashiqin për nënkryetar nga komuniteti serb.

“Do të këqyrim tash se unë me të vërtetë nuk i njoh, kjo situatë është njëherë e paqartë. Pas bisedimeve me kolegë do të këqyrim qysh me zgjedh këtë situatë, mirëpo insistoj hala, është është kryer një pengesë, duhet më iu numëru ditët Albin Kurtit se nuk i ka votat për qeveri”, tha Berisha.

Ai shtoi se nuk ndihet pishman që i ka dhënë votën Bashës për kryetar të Kuvendit. Sipas tij i është deputet i zgjedhur i Kosovës.

“Dojmë më zgjedh këtë nyje dojmë me ecë përpara, këta janë deputetët e Kosovës zgjedhur me votën e qytetarëve.

Ai tha se nuk e përkrah shkarkimin e tij nga pozita e Kyrekuvendarit.

“Pse për me qit Albuelna Haxhiun që janë mundu me bo për 57 herë a?”, shtoi ai.

Derisa sa i përket deputetit Adem Hoxha tha se herë është pjesë e grupit e herë jo./21Media

Back to top button