Dukagjin Lipa nderohet me ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Themeluesi dhe organizatori i ”Sunny Hill Festival” , Dukagjin Lipa është nderuar me ”Çelësin e Kryeqytetit”.

Çelësin ia ka dorëzuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shkruan rtv21.tv

Kjo iu dorëzua pikërisht në natën e parë të festivalit Sunny Hill.

”Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media
Back to top button