Dukagjini e Ferizaji sigurojnë biletën për finalen e Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve në futboll të cilat u zhvilluan sot më 22 prill, ku katër skuadra luftuan për dy vendet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Dukagjini u përballë me Ballkanin, ku arriti të triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 6-2, skuadra nga Klina arriti ta ndryshoj rezultatin me golin e Elton Basri, në minutën e 29’, derisa Ballkani mbeti më një lojtar më pak në fushë, kur në minutën e 30’ me karton të kuq u përjashtua nga loja Albert Diene, por Ballkani me një lojtar më pak barazoi rezultatin në minutën e 34’, që e bëri rezultatin e përgjithshëm 4-1, derisa në pjesën e dytë shënoi përsëri në minutën e 55’ për Ballkanin Tolaj, por nuk vonoi dhe Pefqeli shënoi për Dukagjinin në minutën e 67’, kurse në minutën e 84-të, Dienit Isufi e vulosi rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Në gjysmëfinalen tjetër, Ferizaji u përball me Llapin në një duel që mbeti plotësisht i hapur, pa u shënuar asnjë gol në pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë ndeshja u ndërpre për 10 minuta, kur në minutën e 58’ lojtari i Llapit, Ilir Blakçori u godit me shishe nga shikuesit, lojtarët shkuan drejt zhveshtoreve derisa gjyqtarët kërkuan zbrazjen e tribunës qëndrore, ku pas largimit të tifozëve ndeshja rifilloi përsëri. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favor të Ferizajit, derisa takimi i sotëm, përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Të dy ndeshjet u zhvilluan me fillim nga ora 15:00.