Kaloni te përmbajtja kryesore

Dukagjini kërkon pikët e para në Superligë

Skuadra e cila në këtë edicion mori pjesë edhe në kualifikimet për në Ligën e Konferencës, Dukagjini, edhe më tutje nuk ka arkëtuar asnjë pikë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Klina ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para të kampionatit duke u mposhtur nga Malisheva dhe Llapi, kurse sot kërkon pikët e para në ballafaqim me Lirinë në Klinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button