Dukagjini për Duan: Jam shumë krenar për ty

Mbrëmë(9 shkurt) artistja shqiptare, Dua Lipa nisi turneun e saj “Future Nostalgia”, në Miami.
Video të shumta u publikuan nga nata e madhe për të cilën Dua është përgatitur për kohë shumë të gjatë.
Babai i saj, Dukagjin Lipa është shprehur shumë krenar me arritjet e Duas.
Ai ndau në Instagram fotografi me Duan.
“Shumë krenar me Duan time dhe gjithë ekipin që krijuan një shfaqje të mrekullueshme. Të gjithë ata që kanë mundësi të jenë në njëren nga shfaqjet do jenë pjesë e një kënaqësie të madhe”, ka shkruar Dukagjini në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)


Sonte po vazhdon nata e dytë e koncerteve të Duas.Ndërkaq, Dukagjini e Anesa u panë mbrëmë në koncertin e Duas, në përkrahje të artistes./21Media

Back to top button