Dula-Latifit: Do të punësoj këshilltar kur të bëhem kryetar i Rahovecit

Kunja e replika të ashpra pati edhe mes kandidatit të LVV-së për kryetar të Rahovecit, Ali Dulës, e kandidatit të AAK-së dhe kryetarit aktual të Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi u shpreh i bindur në fitore, derisa tha se do t’ia promovoj CD-në Avni Dulës, ndërsa ky i fundit tha se do të jetë kryetar i ardhshëm dhe do ta punësojë Latifin si këshilltar.

Latifi tha se është më i miri dhe do ta fitojë sërish këtë post.

“S’jam dorëzuar kurrë, qytetarët kanë vendosur të më përkrahin mua dhe besoj se do ta konfirmojmë këtë fitore më 12 tetor”, tha Latifi.

Këtu ndërhyri edhe kandidati i PDK-së, Edon Cana, i cili e akuzoi Latifin për sulme.

“Nuk është e dinjitetshme me këto sulme personale një kryetar të bjerë në këtë nivel. Mua më vjen marre që kryetari i Rahovecit sillet në këtë formë”, tha Cana./21Media

Back to top button