Kaloni te përmbajtja kryesore

Durmishi njofton se s’do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se s’do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Durmishi në një postim në Facebook ka thënë se ai vetë ka kërkuar që të mos jetë pjesë e listës.

“Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje. E falënderoj Kryeministrin për mirëkuptimin dhe mbështetjen. Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë”, ka shkruar Durmishi.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button