Durmishi përmend njësitë ku dyshohet se ka korrupsion për pajisjen me patentë shoferë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se dje është lansuar mundësia që në platformën e-Kosova, do të mund të paraqiten provimet dhe ndarja e terminëve të bëhet online, derisa ka shtuar se përkundër përpjekjeve për një sistem ligjor për patentë shofer të ligjshëm, keqbërësit po gjejnë forma të pajisen me patentë shofer në mënyrë korruptive.

Durmishi në një konferencë për media, theksoi se ka shumë shofer të cilët janë të pajisur me patentë shofer të mënyre të jashtëligjshme dhe janë të pranishëm në komunikacion.

Zëvendësministri Durmishi tha se në bazë të të gjeturave në njësitin në Pejë, kanë hasur në 666 kandidatë që gjatë vitit 2023, kanë kaluar provimet aty dhe vet ata kandidatë kanë qenë nga qytete të tjera dhe se kjo metodë është dyshuese.

Durmishi tha se shumë dosje kanë mospërputhje të rregullave ligjore të marrjes së patentë shoferit. Ai tha se të gjitha këta kandidatë do të hulumtohen dhe do t’i konfiskohet patenta e shoferit dhe do ri-testohen në mënyra tjera.

Po ashtu, ai njoftoi se për herë të parë Ministria e Infrastrukturës e ka bërë edhe doracakun për patentë shofer.

Back to top button