Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy aksidente me fatalitet në më pak se 24 orë

Dy aksidente komunikacioni me fatalitet kanë ndodhur në më pak se 24 orë. Njëri aksident ka ndodhur në Suharekë, e tjetri në Gjilan.

Në Suharekë, dy vetura janë përfshirë në një aksident, ku si pasojë ka vdekur njëri nga drejtuesit e veturave.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Ura e Topliqanit, Suharekë/ 15.08.2024-06:15. Dy vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete, ku si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, ku një veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button