Dy anëtarë të partive kacafyten në vendvotim

Situata nën kontroll, anëtarët janë larguar

Në Komunë e Prizrenit raportohet se dy anëtar të partive politike që janë duke kandidatuar në zgjedhje kanë pasur një kacafytje mes vete.

Sipas gazetarit të RTV21, ende nuk dihet për informacione të tjera, por mësohet se njëri ka qenë anëtar i PDK-së, ndërsa tjetri i Lëvizjes Vetëvendosje. Të dy janë larguar nga qendra e votimit dhe situata tani është nën kontroll, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, në Prizren kanë pasur të drejtë vote 166 mijë e 785 persona. Sipas rezultateve të KQZ-së deri në orën 15:00, kanë votuar rreth 22% e tyre./21Media

Back to top button